Fortlumturia Joan u zgjodh Kryepeshkopi i ri, Bartholomeu: I uroj shërbim të gjatë

Fortlumturia Joan u zgjodh Kryepeshkopi i ri, Bartholomeu: I uroj shërbim të gjatë

Fortlumturia Joan u zgjodh Kryepeshkopi i ri, Bartholomeu: I uroj shërbim

Bartholomeu

TIRANË- Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës, Fortlumturia e Tij Bartholomeu ka uruar Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Shqiptare, Joan Pelushin. Në mesazhin e tij, Patriarku e uron Kryepeshkopin për përzgjedhjen e tij në Fronin Kryepiskopal dhe i uron një shërbim të gjatë dhe të ndritur.

“Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan

Në Tiranë.

Fortlumturi vëlla i shenjtë,

Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t’ju përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!

I denjë!

Vëllazërisht,

† Bartholomeu i Konstandinopojës

Fanar, 16 Mars 2025”, thuhet në mesazh.

Pasardhësi i Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos u përzgjodh sot. Sinodi i Shenjtë zgjodhi Joan Pelushin në Fronin Kryepiskopal. Emri laik i kryepeshkopit Joan është Fatmir Pelushi. Ai lindi në një familje bektashiane në Shqipëri, por u konvertua fshehurazi kur ishte në shkollë gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri. Po ashtu, pas vdekjes së Janullatos, ai u përzgjodh përkohësisht në krye të Kishës. Hirësia e tij, Joani u zgjodh nga vetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos që ta pasonte pas vdekjes së tij. Në Shqipëri, Mitropoliti i Korçës Joani konsiderohej si “alter egoja” e kryepeshkopit të ndjerë të Shqipërisë, të cilin e shoqëronte apo edhe e zëvendësonte në krye të delegacioneve të Kishës Ortodokse të Shqipërisë kur ishte e nevojshme./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente