‘Farsë dhe përzgjedhje klanore’/ PD e Divjakës peticion për Berishën: S’jemi të përfaqësuar

‘Farsë dhe përzgjedhje klanore’/ PD e Divjakës peticion për Berishën: S’jemi të përfaqësuar

Foto ilustruese

TIRANË- Demokratët e Divjakës janë të pakënaqur për faktin se Elisabeta Rredhi nuk është futur në listën e sigurtë. Kështu që një grup firmëtarësh të Partisë Demokratike në zonë i kanë dërguar Kryesisë së PD-së dhe kryedemokratit Sali Berisha një letër ku shprehin pakënaqësitë për listën e mbyllur të këtij qarku. Ata kërkojnë përfshirjen e Rredhit në listën e mbyllur për shkak se gjatë Primareve u votua nga 492 anëtarë të Partisë Demokratike.
“Ne si dege e PD Divjake nuk ndjehemi te perfaqesuar pasi fituesja e primareve e vendit te pare nga zonjat me 492 vota ne Qarkun Fier dhe e treta ne Republike, me nje mbeshtetje elektorale dhe kontribut te rendesishem nuk perzgjidhet nga kryesia ne listen e sigurte, por i ofrohet vendi ne listen e hapur. Lista e Qarkut Fier sipas informacioneve paraprake nuk eshte liste fituese dhe nje liste qe te sillte risi, emra te rinj dhe me reputacion, pasi Fieri eshte qarku me i majte ne Shqiperi, po i serviren elektoratit e njejta fotografi kandidatesh,”-shkruhet ndër të tjera në letër.
Peticioni i firmëtarëve të zonës së Divjakës:
KRYETARIT TE PDSH Z. SALI BERISHA.
TE NDERUAR ANETARE TE KRYESISE SE PDSH,
I NDERUAR ZOTI BERISHA.
Pas procesit te primareve qe percaktonte se pushteti politik per zgjedhjen e kandidaturave per deputet do ta kishte anetaresia, deri tani sipas informacioneve rezulton nje farse dhe me perzgjedhje klanore. Ne po ndjekim me shqetesim te thelle se pas 12 viteve opozite dhe qendrese, serish nuk po respektohet nga kryesia e PDSH verdikti i demokrateve nepermjet zgjedhjes se primareve, por po gjenden artificie per shmangjen e tyre duke na demotivuar per te punuar ne funksion te fitores se PD. Ne si dege e PD Divjake nuk ndiehemi te perfaqesuar pasi fituesja e primareve e vendit te pare nga zonjat me 492 vota ne Qarkun Fier dhe e treta ne Republike, me nje mbeshtetje elektorale dhe kontribut te rendesishem nuk perzgjidhet nga kryesia ne listen e sigurte, por i ofrohet vendi ne listen e hapur.Zonja ne fjale ka kontribuar dy here si kandidate ne vitin 2017 dhe 2021. Dega Divjake ka marre rezultate te rendesishme ne cdo pale zgjedhje dhe eshte nje nder deget me te mira te Qarkut Fier, mbeshtetese ne te gjitha aksionet opozitare ne keto 12 vjet. Lista e Qarkut Fier sipas informacioneve paraprake nuk eshte liste fituese dhe nje liste qe te sillte risi, emra te rinj dhe me reputacion, pasi Fieri eshte qarku me i majte ne Shqiperi, po i serviren elektoratit e njejta fotografi kandidatesh”./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente