
Familjarët e viktimave në RMV bllokojnë spitalin: S’mund t’u bëni autopsi fëmijëve
Pamje nga spitali
SHKUP- Familjarët e viktimave, të cilët humbën jetën pas zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, kanë refuzuar autopsinë. Të gjithë së bashku, bllokuan, edhe me makina, hyrje-daljet e spitalit në Koçan për të mos autopsinë ndaj familjarëve të tyre.
“Duhet të na vrisni ne që të bëni autopsi fëmijët tanë. Nuk mund ti vrisni për herë të dytë,” – janë shprehur prindërit e viktimave.
PAMJE NGA SPITALI:
Por nuk janë të vetmit e mbledhur para spitalit. Edhe miqtë dhe të afërmit e njerëzve të plagosur nga zjarri presin jashtë spitalit në Shkup për lajme mbi gjendjen e tyre. Simeon Sokolov, 50 vjeç, thotë se vajza e tij Anastasija, 23 vjeçe, po trajtohej në spital për djegie dhe dëmtim nga tymi.
“Jam babai i njërit prej fëmijëve të prekur nga tragjedia e madhe në Koçan. Anastasija Sokolov është vajza ime, është këtu në spitalin e Shkupit, ka qenë disa orë në Shtip, ka djegie, ka edhe thithje tymi, dhe është këtu për mjekim me respirator, është në gjendje të qëndrueshme. Më e rëndësishmja, ajo është gjallë. Dhe presim për lajme të tjera, tami për tani kaq dimë. Di vetëm që janë shumë fëmijë që kanë vuajtur. Ne ishim gjithë kohës në spitale. Doktorët po bëjnë punën e tyre, por numri është i madh. Dashtë Zoti gjithësecili të mbijetojë dhe të bëhet mirë,”- shprehet babai.
Çfarë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut?
Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientetet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI
Burimi