![E para shqiptare në garë për të qenë deputete në Britaninë e Madhe, a ia doli Sara Gezdari në zgjedhje?](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/e-para-shqiptare-ne-gare-per-te-qene-deputete-ne-britanine-e-madhe-a-ia-doli-sara-gezdari-ne-zgjedhje_6687a41f62d9e.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
E para shqiptare në garë për të qenë deputete në Britaninë e Madhe, a ia doli Sara Gezdari në zgjedhje?
Sara Gezdari
BRITANI E MADHE- Sara Gezdari, e para shqiptare e Britanisë që u bë pjesë e garës për deputete nga radhët e konservatorëve, nuk ia doli të fitojë një ulëse në parlamentin e vendit.
Gezdari konkurronte në zonën më të pasur të Londrës në Richmond Park ku liberaldemokratët kryesojnë me diferencë të thellë votash. Kandidatja e Liberaldemokratëve, Sarah Olney ka grumbulluar 28.528 vota, ndërsa Sara Gezdari e Konservatorëve 11.373 vota. Edhe në zgjedhjet e kaluara, në Richmoned Park, liberaldemokratët, rivalët e konservatorëve kanë pasur në zgjedhjet e fundit një shumicë prej 7 mijë votash.
Sara Gezdari jeton në Londër prej 11 vjetësh dhe është angazhuar në jetën partiake në radhët e konservatorëve britanikë që prej fillimit! Ajo vjen nga bota e financës dhe turizmit dhe ka pasur shumë poste në projekte dhe iniciativa të ndryshme politike në radhët e kësaj partie që ndodhet prej 14 vjetësh në pushtet.
Sara, nënë e dy fëmijëve është e bija e Mond Gezdarit, ish-futbollistit të mirënjohur të ekipit të Tiranës ose ish 17 Nëntorit në vitet 1970-1980 i njohur si “bomberi playboy” i Tironës!
Burimi