
“E kërcënoi se do e heqë nga puna, gruaja kaloi ankth”, Goxhara rrëfen përplasjen me Kostën: Ça burri je ti
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta
TIRANË- Erjon Goxhara ka treguar ditën e ngjarjes që plagosi Lorenc Kostën se ka kryer rite fetare në xhami dhe më pas ka cuar vajzën tek Komuna, tek tezja. Goxhara iu ka shpjeguar hetuesve se gruaja e tij kishte 4-5 vjet që punonte tek ERE. Efektivi pretendon se e shoqja i kishte thënë se Lorenc Kosta e kërcënonte me heqje nga puna, duke i kërkuar të vijonin lidhjen, por që gruaja ka këmbëngulur se nuk ka ndodhur më.
“I thashë “Ça burri je ti, shkatërron familje”. Ai me preku nga supi duke më thënë “unë ta jap me noteri që s’kam bërë gjë”. Lëviza makinën se rruga ishte me një sens lëvizje. Bëra rrethin dhe e pashë të marketi. Zbrita dhe e qëllova nga këmbët. Kisha vënë re sjellje të dyshimta. E kam pyetur disa herë nëse kishte ndonje gjë. I thashë se do ta mirekuptoja për çdo gjë. Më tregoi për një person në punë me të cilin kishte patur një raport intim me të. Kjo gjë solli gjendje të rënduar emocionale, si për mua edhe per atë. Gruaja nisi të kishte kriza ankthi disa herë ka përfunduar në spital”, ka shpjeguar Goxhara.
Burimi