DOSJA/ Alibeaj u shkëmbye me ekzekutorët e të vëllait natën e vrasjes: E pyeta a ke hekur (armë)

TIRANË-Erion Alibej ka treguar se është shkëmbyer me ekzekutorët e vëllait të tij, Endritit natën e vrasjes. Alibej ka treguar se rrugës për në vendin e ngjarjes i ka dalë përballë mjeti ‘X6’ e bardhë që në atë periudhë ka qenë në pronësi të Mikael Qoses. Alibeaj madje e ka pyetur nëse kanë patur armë me vete, ndërsa personat në mjet mes të cilëve ka qenë edhe Ervis Çopja, e kanë pyetur se çfarë kishte. 
Erion Alibej: Në atë moment, unë sa marrë vesh që po bërtiste nusja ime, e kisha përballë dhe e pashë përballë, ndalon X6 e bardhë që në atë periudhë ka qenë në pronësi të Mikael Qoses. Ai për të ndalu, sa ndalon ate pak më shikon dhe vjen direkt drejt meje, ul xhamin dhe i them “a ke hekur aty? (*armë). Më thotë mu ku ‘jo pse ça ka?’. Mbaj mend që lart ka qenë me një person tjetër por mbrapa e kam identifikuar si Ervis Çopjan, Viçe i thërrasim ne atij. “Jo më thotë mu pse çar ka?, nuk i jap fare sqarim, ngre xhamin dhe iki me një shpjetësi direkt në vendin e ngjarjes. Shoh që nuk kishte asnjë njeri aty vetëm familjarët e tij./ZËRI
Burimi