
Ditë me diell dhe mot i qëndrushëm, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës
👁4844
Foto ilustruese TIRANË-Sot vendi ynë do të vijojë të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me diell. Të pranishme do të jenë edhe vranësirat. Më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë shtrirjes Perëndimore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut deri në 6m/s. Ndërsa deti do të jetë me valëzim deri në 2 ballë. Temperaturat do të vijojnë nga ato minimale -2 në Bajram Curr dhe Peshkopi, në 21 gradë C në Tiranë, Elbasan dhe Sarandë./ZËRI Burimi
Burimi:
Zeri.ai