DALIN PAMJET e ‘arratisjes’ së mjekut Edmond Gashi nga Gjykata e Tiranës! Priti derisa u hap dera

DALIN PAMJET e ‘arratisjes’ së mjekut Edmond Gashi nga Gjykata e Tiranës! Priti derisa u hap dera

Momenti kur Gashi largohet

TIRANË- Pamjet që po shihni tregojnë momentin kur mjeku Edmond Gashi “arratiset” nga mediat duke dalë nga dera e pasme e Gjykatës së Tiranës, nga hyrja e gjyqtarëve dhe punonjësve. Siç shihet, Gashi sillet nëpër koridor për disa minuta pasi dera nuk i hapet. Ai shfrytëzon momentin kur një grua del nga dera dhe ai vrapon duke iu shmangur mediave. Pamjet janë siguruar nga Weblajm.

Mjekët e spitalit Onkologjik janë paraqitur sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Asnjë prej tyre nuk është vendosur në burg nga togat e zeza, por duket se mjekët kishin frikë mediat më shumë se drejtësinë. Edmond Gashi para se të hynte në Gjykatë tha se kishte bërë vetëm detyrën, ndërsa pas seancës ia futi vrapit që të mos kapej nga mediat. Nga ana tjetër, Alketa Pere në fjalën e saj në vend që të fliste për skandalin është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media. Pasi doli nga gjykata, bëri një “alibi brilante” për veten duke u shprehur se nuk ishte ajo Alketa që dilte në përgjime. Ndërkohë që secili prej mjekëve ka pretendimet e veta për pafajësi, me çdo orë që kalon, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin që ndodhte nën hundën e të gjithëve para Onkologjikut./ZËRI
Burimi