“BMW” i bie karburantit/ Makina me targa shqiptare shkrumbohet në Kroaci! Një i vdekur dhe tre të plagosur

“BMW” i bie karburantit/ Makina me targa shqiptare shkrumbohet në Kroaci! Një i vdekur dhe tre të plagosur

KROACI- Një makinë është përfshirë në një aksident të rëndë pasditen e sotme në Kroaci. Mjeti është përplasur me një pikë karburanti dhe si pasojë e shpërthimit që ka shkaktuar terror në zonë, një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Pamje nga shpërthimi

Pamje nga shpërthimi

Sipas mediave vendase, raportohet se të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore përveç faktit se kanë mbetur të lënduar rëndë nga djegiet. Po ashtu, nuk dihen as detaje lidhur me identitetin e tyre.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 17:45, ndërsa zjarri ka rënë pasi mjeti “BMW” ka goditur karburantin. Mes makinave të djegura është edhe një “Citroen” me targa shqiptare. Dëshmitarët në zonë kanë kapur edhe video nga shpërthimi, zjarri i të cilit zgjati më shumë se një orë dhe shkrumboi tërësisht pikën e kaburantit./ZËRI

mosor eksplozija autocesta a1 4

mosor eksplozija autocesta a1 3
Burimi