Biznes nga Tirana në Kolumbi! “Goditet” rrjeti i prostitucionit, mes ‘tutoreve’ edhe një police (SKEMA)

Biznes nga Tirana në Kolumbi! “Goditet” rrjeti i prostitucionit, mes ‘tutoreve’ edhe një police (SKEMA)

Biznes nga Tirana në Kolumbi! "Goditet" rrjeti i prostitucionit,

Foto ilustruese

TIRANË– Një rrjet prostitucioni është zbuluar në Tiranë! Edhe kësaj here vajzat ishin të huaja, të sjella nga Amerika Latine, më konkretisht nga Kolumbia. Në Tiranë, vajzat që vinin nga Kolumbia priteshin në Rinas dhe akomodoheshin kryesisht nëpër ‘airbnb’, banesa që i ishin edhe “vendin e punës”. Çmimet që paguheshin nga klientët ishin varionin nga 200 deri në 250 euro. Ato kishin vepruar për disa kohë në Shqipëri, derisa u goditën këtë të premte nga Policia e Shtetit. Pa e ditur që në mesin e grupit të punonjësve të seksit dhe tutoreve të tyre ishte dhe një pjesëtare e uniformave blu.

8 masa janë ekzekutuar nga Policia, konkretisht 6 arrest me burg dhe 2 arrest shtëpie. Ndërkohë në kërkim vijojnë të jenë tre persona. 

Masat e sigurisë:

Esmerald Sulollari, 38 vjeç “arrest me burg”
Elona Muraj 47 vjeçe “arrest shtëpie”
Anisa Brahaj 33 vjeçe “arrest shtëpie” punonjëse e policisë komisariati nr.4

Shtetase kolumbiane

Yuly Gomez 32 vjeçe “arrest me burg”
Liliana Valencia 23vjeç “arrest me burg”
Stefani Marquez 29vjeçe “arrest me burg”
Nikol Alvarez 20 vjeçe “arrest me burg”
Nicole Gallego 26 vjeçe “arrest me burg”

U shpallën në kërkim

Lamçe Lamçe 30 vjeç
Gabriela Martinez 47 vjeç
Yeraldina Ospina 22 vjeçe

Aktiviteti drejtohej nga një grua 47-vjeçare kolumbiane, e cila është e shpallur në kërkim pasi qëndron në Kolumbi. Prej andej, ajo organizonte dhe drejtonte aktivitetin e paligjshëm. Gabriela Martinez, kishte krijuar në vendin e saj një agjensi udhëtimi, përmes të cilës, rekrutonte vajza të reja, të moshës 18-35 vjeç dhe u premtonte punë në Shqipëri. 

Biznes nga Tirana në Kolumbi! "Goditet" rrjeti i prostitucionit,

Gabriela Martinez

Terrenin në vendin tonë e kishte siguruar vetë gjatë një vizite në vitin 2023. Martinez kishte ardhur në Shqipëri, ku kishte zhvilluar një takim me Esmerald Sulollarin, një taksist që ishte kthyer në një tutor, pasi me këtë të fundit kishte diskutuar dhe kishte rënë dakord për ngritjen e një platforme të gjerë prostitucioni. Por problemi ishte mbrojtja ndaj Policisë. Kush do t’i mbronte? Për këtë pjesë ishte kujdesur Sulollari, i cili kishte njohje me Anisa Brahajn, oficere policie në Komisariatin nr. 4 të policisë në kryeqytet, aty ku edhe “punonin” vajzat. Përkundrejt pagesës, Brahaj kishte marrë përsipër që të mbronte trafikantët dhe tutorët që të mos prekeshin nga uniformat blu dhe të vazhdonin të qetë punën ilegale.

Përveç lidhjes me Brahajn, Sulollari kishte dhe një detyrë tjetër. Për çdo klient, ai i kalonte pararë në Kolumbi Martinezit,  duke përdorur bitcoins, ose dhe transfertat përmes “ëestern Union”. Por kishte edhe ‘shpenzime’!

Çdo vajzë që pranonte, Martinez merrte përsipër të gjitha shpenzimet, madje, edhe investimet në dukje tek disa prej tyre.

Vajzat deklaruan para hetuesve se ajo shpenzonte për secilën vajzë një vlerë prej rreth 4000 euro. Para të cilat këto të fundit duhet të punonin që tja kthenin. Në Rinas, vajzat priteshin nga Esmerald Sulollari dhe Lamçe Lamçe, e më pas dërgoheshin në apartamentet ditore të marra me qera, ku priteshin nga Elona Muraj, punonjëse tek UKT, i akomodonte dhe i monitoronte.

Kështu grupi kishte arritur që të vepronte prej muajsh, derisa 5 muaj më parë të nisin zyrtarisht hetimet. Kanë qenë të dhënat në rrugë operative, shqetësimet e banorëve të zonës dhe disa lëvizje të dyshimta që kanë bërë seksionin e Trafiqeve në DVP Tiranë të nisnin hetimet. Nga sekuestrimi i telefonave dhe marrja në pyetje e vajzave të prostituuara është zbërthyer e gjithë skema e trafikimit. 

Ky rrjet ngre edhe njëherë pyetjen: a duhet legalizuar prostitucioni në Shqipëri? Së fundmi, kjo çështje u rikthye në vëmendje nga kreu i Shkollës së Magjistraturës, ish-kryeprokurori Arben Rakipi, i cili edhe ka propozuar një nismë ligjore për legalizimin e prostitucionit.

“Duam s’duam ne, rrethanat në këtë vend kanë ndryshuar. Ky lloj fenomeni duhet shtyrë në këtë strukturë ligjore shtetërore që të bëhet i pranueshëm. Ajo që duhet respektuar është e drejta e gruas apo dhe burrave ta shijojnë vetë trupin e tyre, të mos shfrytëzohen,”- tha ai.

Duke marrë parasysh rastet në Shqipëri, të cilat ZËRI i ka trajtuar disa herë si fenomen, duket se kjo çështje duhet diskutuar nga autoritetet përkatëse./ZËRI

Burimi