Biseda Trump-Zelenskyy, presidenti ukrainas: Termocentralet i përkasin vendit tonë!

Biseda Trump-Zelenskyy, presidenti ukrainas: Termocentralet i përkasin vendit tonë!

Volodymyr Zelenskyy

KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se termocentralet e Ukraines i perkasin vetëm popullit ukrainas, duke hedhur poshtë kërkesën e SHBA që t’i merrnin nën kontroll si garanci për mbrojtje ndaj sulmneve ruse. Gjatë një videokonferencë nga Norvegjia në të cilën iu drejtua liderëve të Bashkimit Europian, Zelenskyy tha se nuk pati biseda të drejtëpërdrejta me Donald Trump për kontrollin e termocentraleve.
Kreu i shtetit ukrainas tha se nëse Ukrainës do t’i hiqet mundësia për t’u anëtarësuar në NATO, do të jetë një dhuratë për Rusinë. Ai nuk pranoi të heqë dorë nga Krimea, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Zelenskyy tha se gadishulli mund të tërheqë turistë nëse është në zotërim të ukrainasve. Presidenti ukrainas kërkoi më shumë mbështetje ushtarake për vendin e tij, ndërsa tha se ai ka luftuar që Europa të mos lihet jashtë tryezës së negociatave të armëpushimit.
Negociatorët amerikanë do të takojnë zyrtarët ukrainas dhe rusë në Arabinë Saudite të hënën për raundin tjetër të bisedimeve mbi një marrëveshje të mundshme paqeje, por Bashkimi Evropian sërish nuk është perfshirë.
“Ukraina është pjesë e Europës dhe Europa është një nga lojtarët kryesor në përpjekjet globale për paqe. Ne bëmë çmos që Evropa të ishte e barabartë me të tjerët në këto përpjekje dhe negociata për paqen dhe ia arritëm ti bindnim palët e tjera. Europa duhet të jetë gjithmonë në tryezë në të gjitha bisedat ku diskutohet siguria e vetë Europës, dhe kështu do të jetë. Duhet të punojme së bashku”.
Kreu i shtetit kërkoi që Perëndimi të shtojë prodhimin ushtarak siç ka premtuar ndërsa tha se do të vlerësonte nëse plani i Kaja Kallas për t’i dhënë Ukrainës 5 miliardë dollarë ndihmë ushtarake do të miratohej.
Liderët e Bashkimit Europian u mblodhën të enjten në Bruksel në një samit dy ditor ku në mesin e çështjeve që po diskutohen është edhe lufta ne Ukrainë.  BE ka bërë të qartë se mbështet paqen përmes forcës duke nënkuptuar kështu se ndihmat ushtarake për Ukrainën janë garancia më e madhe për Kievin.
Por ndërkohë që Europa diskuton shtimin e prodhimit ushtarak dhe mbështetjen ndaj Ukrainës, në Londër po mbahet këtë të enjte një takim me liderët ushtarak të më shumë se 20 vende të asaj që Kryeministri Britanik e ka quajtur “Koalicioni i Vullnetit”. Këto lider ushtarak të më shumë se 20 vendeve po diskutojnë vendosjen e trupave paqeruajtës në Ukrainë pas përfundimit të luftës duke sfiduar kështu në mënyrë të drejtpërdrejt Rusinë e cila ka refuzuar deri tani më vendosjen e trupave të huaj ushtark si garanci sigurie për Kievin pas përfundimit të luftës. Bisedimet pritet të drejtohen nga Keir Starmer, Kryeministiri Britanik./ZËRI
 
Burimi