Basha: Vula iu rikthye Berishës falë një pazari me Ramën

Basha: Vula iu rikthye Berishës falë një pazari me Ramën

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha ka folur për një Pazar mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetet ociale, Basha shkruan se vula e Partisë Demokratike është rikthyer në duart e Berishës pas një pazari që ky i fundit ka bërë me kreun e qeverisë. Sipas Bashës, Berishës i duhet vula për t’i përdorur demokratët që ende i shkojnë nga pas si mburojë para drejtësisë, SHBA-së dhe Britanisë se Madhe, ndërsa, në këmbim, Rama mban pushtetin për të shtyrë llogaridhënien.
Postimi i Bashës:
E kuptoj që Sali Berishës i ka mbetur vula në dorë dhe i duhet të rishpikë armiq të jashtëm e të brendshëm. Pazari me Ramën për t’i lënë atij pushtetin, është goditja më e rëndë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Asnjë mashtrim nuk e mbulon dot këtë pazar të turpshëm. Sot nuk ka shqiptarë që nuk e di që vula e PD-së u përdor si plaçkë në pazarin e radhës mes Ramës dhe Berishës. Berishës i duhet vula për t’i përdorur demokratët që ende i shkojnë nga pas si mburojë para drejtësisë, SHBA-së dhe Britanisë se Madhe, ndërsa, në këmbim, Rama mban pushtetin për të shtyrë llogaridhënien për korrupsionin që e ka mbërthyer për fyti Shqipërinë. Prandaj dera e shtëpisë politike të Berishës nuk është dera e demokratëve, por e hallexhinjve të SPAK-ut dhe të dëshpëruarve për një karrige. Ajo nuk është dhe as nuk do të jetë dera ime dhe as rruga e demokratëve dhe shqiptarëve që duan ndryshim.

Me vendim të Gjykatës vula është rikthyer në duart e Berishës. Kryedemokrati foli për një ribashkim të demokratëve. Berisha, në një intervistë për AlbUK, tha se dera e PD është e hapur për të gjithë deputetët, përveç Bashës.
Burimi