‘Babi, arrite të na mbrosh dhe të na mbash pranë’/ Surpriza para vrasjes! Me tortë në duar Enver Balla festonte ditëlindjen
Enver Balla
TIRANË- Enver Balla, 62 vjeç është vrarë sot nga djali i tij, Esmerald Balla, 30 vjeç, pas një konflikti për paratë. Por vetëm 2 vite më parë, fëmijët i kishin bërë një surprizë dhe disa rreshta të dedikuara për të në 60-vjetorin e tij të lindjes. Me tortë në dorë, vajza që i dërgoi dhuratën i lexonte edhe rreshta nga letrat që i kishin shkruar fëmijët.
“Arrite të përballosh humbjen e mamit tonë, e të na mbrosh dhe të na kesh pranë,”-dëgjohet në video.
MOMENTI ME VIDEO:
Por Enver Balla nuk e dinte që vetëm 2 vite më vonë do të vritej nga i biri. Djali i tij, 34 vjeç, Esmerald Balla e qëlloi me armë zjarri dhe më pas u hodh në një pus 1 km nga vendngjarja. Për të mbuluar vrasjen, të atin ai e denoncoi të zhdukur, ndërsa trupi i tij u gjet 20 ditë më pas. Dyshohet se Esmeraldi nuk ka vepruar i vetëm në zhdukjen e trupit, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar./ZËRI
Burimi