Babai në listë/ Lapaj-Ramës: Të pres në debat! I përgjigjet Sulës: Nuk merrem me ferrat

Babai në listë/ Lapaj-Ramës: Të pres në debat! I përgjigjet Sulës: Nuk merrem me ferrat

Adriatik Lapaj

TIRANË- Bashkëkryetari i Koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama se e ka futur babain në listë të sigurt. Përmes një postimi në rrjetet sociale Lapaj shprehet ai vetë në garon në listë të hapurt, ndryshe nga kandidatët e tjerë. Më tej ai e fton Ramën në një debat me të. 
“Personalisht garoj në listë të hapur i 18 në Tiranë. Këta kryetarët e tjerë përse e kanë futur veten te listat e sigurta. Zoti Rama do muhabet, por jam i zënë me takime. Të pres në debat! Të pres kur të duash e ku të duash!”, shkruan ai.
Rama gjatë një takimi me mësuesit në Lushnjë ironizoi Lapajn duke thënë se një parti të re me babain në krye të listës mund ta bëjë çdo kush.
“Për fat të keq ka ndodhur dhe që iu ka rënë në dorë dhe keni parë se çfarë janë bërë shitësa fluturues. Janë disa që thonë ne jemi të rinjtë, por jeta dhe eksperienca më mësoi që për të qenë i ri certifikata e gjendjes civile. Për më tepër, sot Shqipëria ka nevojë shumë për forcën dhe energjinë e të rinjve. Për këtë arsye i kemi dhënë njerëzve partinë më të re në garë dhe me mundësitë që të rinjtë të shkojnë në parlament se parti të re me të gjithë kushërinjtë dhe babain në krye të listës mund të bëjë çdo kush por edhe të bërtasë jemi rinia dhe të shajë mbarë e prapë njësoj si pleqëria. Çështja është t’i thuash e t’i bësh gjërat. Në këtë moment historik, Shqipëria nuk mund të lozë sepse është hapur dritare e jashtëzakonshme për herë të parë që nga ‘91-‘92. Zgjedhjet janë më shumë se kush do të fitojë apo se si do të ndahen vendet në parlamentin e ardhshëm”, tha Rama.

Gjithashtu Lapaj komentoi edhe largimin e Dash Sulës duke thënë se nuk është gjetur dakordësia mes tyre. Ndërsa, akuzave të Sulës se po përdoret nga kryedemokrati Sali Berisha për të mbledhur vota, ai i hodhi poshtë. Lapaj u shpreh se ai nuk merret me “ferrat” nëpër këmbë dhe se ecën para.
“Të rri unë të merrem me ferra nëpër këmbë, unë eci para. Unë eci para, ne vendosim në bazë strukturash. Ka pasur një moment që strukturat vendosën dhe unë zbatova vendimin e tyre. Ne jemi në një koalicion, koalicioni ka bërë propozim. Nuk është gjetur dakordësia, sepse ka anëtarësi, ka struktura, Unë eci para, nuk merrem, as të hedh teori, as të shara”, u përgjigj ai./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente