Arrestimet në radhët e socialistëve, Rama: E dhimbshme kur njerëz që i njeh ndodhen prapa hekurave

Arrestimet në radhët e socialistëve, Rama: E dhimbshme kur njerëz që i njeh ndodhen prapa hekurave

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi edhe takimin e ish-zyrtarëve të Partisë Socialiste. Kryeministri u shpreh se nuk është e lehtë për të të shohë njerëz që njeh prej një kohë të gjatë duke u përballur me drejtësinë.
Më tej, ai shtoi se autoriteti i ndëshkimit tashmë është kaluar në sistemin gjyqësor dhe jo më në atë ekzekutiv.
“Në mënyrë mjaft të vendosur po luftojmë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për sundimin e ligjit, barazinë përpara ligjit me reformën tonë në drejtësi. Është shumë e dhimbshme, për herë të parë në historinë tonë të shtetit, po shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me pushtetin politik që japin llogari para gjyqtarëve e prokurorëve të pavarur.
Nuk mund t’ua fsheh që nga pikëpamja njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh prej një kohe të gjatë që çohen përpara drejtësisë për tu përgjigjur për gjëra të ndryshme. Përderisa janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë, këto janë procese që kërkojnë kohën e tyre. E re është që kemi pastruar masivisht procesin e drejtësisë përmes një procesi verifikimi dhe nga ana tjetër ja kemi kaluar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv tek ai gjyqësor”, tha Rama.
Burimi