Apeli i GJKKO vendosi 2 vite burg, KQZ kërkon përfundimin e mandatit të Belerit

Apeli i GJKKO vendosi 2 vite burg, KQZ kërkon përfundimin e mandatit të Belerit

Fredi Beleri

TIRANË-Pas dënimit të Fredi Belerit me vendim të formës së prerë nga Apeli i Posaçëm, Bashkia e Himarës pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar përfundimin e mandatit të Fredi Belerit. Në kërkesën e KQZ “kërkohet të shpallet pavlefshmëria e mandatit kur kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë verifikohen pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe para fillimit të ushtrimit të mandatit nga personi i shpallur i zgjedhur në kundërshtim me këtë nen, si dhe shpall mandatin, në përputhje me Kodin Zgjedhor.”
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Përfundimisht, Beleri do të duhet të vuajë 2 vite heqje lirie, edhe pse aktualisht është zgjedhur edhe si eurodeputet në Parlamentin Europian nën logon e partisë “Neodemokracia”, e drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar që më datë 12 maj 2023. Ai akuzohej për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës. Ai u prangos 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit./ZËRI
Dokumenta bashkëngjitur
Burimi