![Alfred Peza dorëhiqet nga drejtimi i RTSH-së: Vendim i pakthyeshëm](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/alfred-peza-dorehiqet-nga-drejtimi-i-rtsh-se-vendim-i-pakthyeshem_66dacfd6643a4.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Alfred Peza dorëhiqet nga drejtimi i RTSH-së: Vendim i pakthyeshëm
Alfred Peza
TIRANË- Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen si drejtor i RTSH-së, pasi e ka mbajtur këtë detyrë prej më shumë se një viti. Në letrën e tij të dorëheqjes, e cila i është dorëzuar Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit publik, thuhet se vendimmarrja e tij është e pakthyeshme. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se dorëheqja e Pezës lidhet me një rol të ri drejtues që ai pritet të marrë në Top Channel.
Peza u zgjodh në krye të RTSH-së, në qershor të vitit 2023, ndërsa është përballur vazhdimisht me akuza për punësime nepotike në pozitat drejtuese, si dhe largime masive të padrejta nga puna.
Vala e shkarkimeve në RTSH shqetësoi sindikatat e medias në Shqipëri dhe në Evropë të cilët kërkuan të ndalohej kjo praktikë “presioni dhe ndëshkimesh” ndaj gazetarëve./ZËRI
Burimi