
Aksident në Klos, furgoni përplas të miturin

Foto ilustruese
BURREL- Një i mitur është aksidentuar rëndë këtë mbrëmje në aksin rrugor Klos-Burrel. Sipas Policisë, 4-vjeçari është plërlasur nga një furgon, që po drejtohej nga 52-vjeçari. Bëhet me dije se 52-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit, ku si pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur të miturin.
4-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmën mjekësore.
“Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi L.D., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar një shtetas të mitur, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit”, njofton Policia./ZËRI