Abuzim me tenderat, GJKKO kalon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 ish-zyrtarë
Rajmonda Balilaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të çojë për gjykim çështjen e ish-kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj dhe 6 personave të tjerë, të akuzuar për shkeljen e barazisë në tendera.
Në njoftim thuhet se GJKKO ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal me të pandehur Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të akuzuar për veprën penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë”, si dhe të pandehurit Vangjel Nushi, Boreta Murati dhe Arben Manoku, akuzuar për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 17.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për dërgimin në gjyq të proçedimit penal Nr.82, të vitit 2021, me të pandehur Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të akuzuar për veprën penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë”, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021), si dhe të pandehurit Vangjel Nushi, Boreta Murati dhe Arben Manoku, akuzuar për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.
Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 82, datë 28.06.2024 vendosi:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimittë Organizuar.
Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr.82, të vitit2021, në ngarkim të të pandehurve:
Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të cilët
akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo
ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë, parashikuar nga neni 258-
25 i Kodit Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
Vangjel Nushi, Boreta Murati, Arben Manoku, të cilët akuzohen për veprën
penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga
neni 186/2 i Kodit Penal.
Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short.
3. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
SPAK ka konstatuar se Bilalaj dhe varësit të saj; Anisa Petani, ish nënkryetare, Shkëlqim Beqiraj, ish-sekretar i Përgjithshëm, Enirjada Rizaj, ish anëtare e komisionit të ofertave, Vangjel Nushi, ish drejtor i Punëve Publike në Patos dhe Arben Manoku, inxhinier kanë falisfikuar dokumentet dhe në bashkëpunim kanë shkelur barazinë për dy tenderat që konsistonin në ngritjen e mureve në rrugën Dukas-Breg dhe në rrugën e fshatit Rruzhdie.
Nga hetimi u provua se, e ish kryetarja ka paracaktuar fituesin “Genti 001”, i cili është shpallur fitues që nga viti 2019, kur ky subjekt është regjistruar për herë të parë në QKB, deri në vitin 2022, pra për tre vjet, në 32 procedura të organizuara nga Bashkia Patos. Në rastin e dytë kemi të bëjmë me hetimin e procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, në vlerën 8,634,380.435 lekë./ZËRI
Burimi