150 mijë persona në shesh! Protestë madhështore në Serbi, efektivët i bashkohen turmës: Bravo djema

150 mijë persona në shesh! Protestë madhështore në Serbi, efektivët i bashkohen turmës: Bravo djema

Protesta në Serbi

SERBI- Për katër orë rresht, dhjetëra mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Beograd dhe kanë kërkuar largimin e Presidentit Aleksandër Vuçiç. Protesta nisi në orën 16:00 dhe u mbyll rreth orës 20:30. Mediat vendase raportojnë se kanë qenë të paktën 150 mijë persona në shesh të ndryshme duke kërkuar drejtësi për tragjedinë e Novi Sadit, ku 15 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024.  
Kjo është protesta më e madhe e mbajtur ndonjëherë në Serbi. Manifestimi u shoqërua edhe me gjestë të veçanta. Disa njësi policore refuzuan që të shoqëronin studentët që protestonin, madje i përgëzuan ata për lëvizjen e nisur.
Vuçiç nga ana tjetër ka deklaruar se nuk ndihet i sfiduar dhe se studentët po keqpërdoren. Pritet që edhe këtë mbrëmje, ai të mbajë një fjalim në përfundim të protestës.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente