11 Maji/ KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore

11 Maji/ KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore

Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar listat e kandidatëve për deputetë për 7 subjekte zgjedhore që do të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka miratuar listat me 186 kandidatë për Partinë Socialiste, Partinë Social-Demokrate, Partinë Mundësia, Koalicioni Euroatlantik, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet, koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, edhe Aleanca Demokracia e Re
Subjektet Zgjedhore për të cilat u miratuan listat me kandidatë:
1. “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
2. “Partia Socialdemokrate”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
3. Partia “Koalicioni Euroatlantik”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
4. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
5. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
6. Partia “MUNDËSIA”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
7. Aleanca Demokracia e Re, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
Partitë politike kanë dorëzuar tashmë listat e hapura dhe të mbyllura për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 11 Maj. Sa i përket Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës nga 49 kandidatë mes tyre 12 emra janë rezervuar për në listën e mbyllur dhe 37 në listën e hapur. Nga ana tjetër 13 deputetë të Partisë Demokratike janë në listën e hapur për zgjedhjet e “11 majit dhe 19 demokratë në listat e mbyllura. Lista u dorëzua edhe nga koalicioni Euroatlantik I Lulzim Bashës dhe koalicioni “Nisma Shqipëria” drejtuar nga Adriatik Lapaj. Sa i përket PSD Vetë Tom Doshi ka zgjedhur që të garojë për të marrë mandatin e tij në qarkun e Shkodrës. Nga ‘Partia Mundësia’, Agron Shehaj ka vendosur të kandidojë në një nga qarqet më të rëndësishme, Tiranën./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente