Zendaya synon Oscar-in për aktoren më të mirë me rolin në “Dune: Part Three”

Zendaya synon Oscar-in për aktoren më të mirë me rolin në “Dune: Part Three”

Aktorja amerikane Zendaya pritet të konkurrojë për çmimin Oscar në kategorinë e Aktores më të Mirë për interpretimin e saj si Chani në filmin “Dune: Part Three”, ndryshe nga dy filmat e parë të serisë, ku ishte parashikuar për kategorinë e Aktores më të Mirë Mbështetëse. Lajmin e ka bërë të ditur revista amerikane Variety. Filmi i tretë dhe i fundit i serisë, me regji të Denis Villeneuve, pritet të dalë në kinema më 18 dhjetor, duke hyrë kështu në garën për çmimet Oscar që ndahen vitin e ardhshëm. Kategoritë për të cilat aktorët paraqiten për nominim përcaktohen nga studiot dhe vetë interpretuesit. Vendimi për ta propozuar Zendaya-n në kategorinë kryesore lidhet me rolin më të zgjeruar të personazhit të saj, Chani, në filmin e...