“Shqipëria në sytë e Bajronit”, tradita shqiptare mbërriti në Edinburg

“Shqipëria në sytë e Bajronit”, tradita shqiptare mbërriti në Edinburg

Një pjesë e Shqipërisë udhëtoi drejt Skocisë përmes muzikës, këngëve dhe valleve tradicionale. Për herë të parë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore u ngjit në një skenën Skoceze, përmes koncertit artistik “Shqipëria në sytë e Bajronit”, i mundësuar nga Empowered Women of Diaspora. Në sallën historike Assembly Rooms në Edinburg, artistët sollën për publikun shqiptar, skocez dhe atë ndërkombëtar një pjesë të pasurisë sonë kulturore. Përmes këngëve, valleve, kostumeve popullore dhe interpretimit skenik, u përcollën traditat dhe identiteti shqiptar, në një mbrëmje që ndërthurte artin me historinë dhe figurën e Lord Bajronit Spektaklit iu dha edhe një dimension historik dhe artistik përmes figurës së poetit anglez Lord Bajron dhe lidhjes së tij me Shqipërinë. Historia e tij u soll në skenë përmes interpretimit të...