Kosova renditet e para në garën rajonale për Vullnetarizmin Edukativ
Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse. Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin e tij në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal. Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me qëllim të promovimit të vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në...
Burimi:
kultplus.com