Ndahet nga jeta producenti dhe muzikanti i njohur, Ilir Osmani – IlirOs
Producenti i muzikës dhe njëri prej emrave më të rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, Ilir Osmani, i njohur si IlirOs, ka vdekur në moshën 55-vjeçare. Osmani ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, si pasojë e një ataku kardiak. Pas luftës, ai pati një rol të rëndësishëm në zhvillimin e skenës moderne muzikore në Kosovë, duke kontribuar në avancimin e hip-hopit dhe në përkrahjen e artistëve të rinj. Si producent dhe muzikant, ai bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, ndërsa punoi edhe në muzikë për filma, teatër dhe dokumentarë. Ishte gjithashtu basist i jazz-it. Ndërkaq, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij e kujtojnë si një mendje kreative dhe novatore, që shpesh ishte shumë hapa përpara kohës së tij./rtk ObserverKult Lexo edhe: 113-vjetori...
Burimi:
kultplus.com