Rita Ora feston ditëlindjen e 36-të, Vogue rikthen në vëmendje bashkëbisedimin e saj me Taika Waititin

Rita Ora feston ditëlindjen e 36-të, Vogue rikthen në vëmendje bashkëbisedimin e saj me Taika Waititin

26 November, 2026 - 09:02 Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të, me këtë rast revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje bashkëbisedimin e artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”. Gjatë këtij diskutimi, Rita Ora dhe Taika Waititi kanë folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e tyre rreth ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidave të të qenit një çift që jeton dhe punon në vëmendjen e publikut. Bashkëbisedimi ka trajtuar gjithashtu mënyrën se si dy artistët arrijnë të ndërthurin angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke reflektuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe...