No Image Available

GRABITJA E SKIFTEREVE, DETAJE TRONDITESE NGA PYLLI MBRETEROR

Është publikuar fotografia e parë e një prej dy shqiptarëve të dyshuar për grabitjen e rezidencës së Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk të Anglisë. Arilen Ndoci, 32 vjeç, dhe Mirgen Doku, 34 vjeç, akuzohen se kanë hyrë në pronën mbretërore Anmer Hall, duke u ngjitur në një tub kullimi, dhe kanë vjedhur gjashtë mansheta dhe një orë. Ngjarja u regjistrua të hënën, më 23 nëntor, në rezidencën që ndodhet në pronën mbretërore Sandringham. Dy shqiptarët dolën para Gjykatës së Magjistraturës në Norëich, ku u njohën me akuzat për vjedhje me thyerje dhe hyrje të paligjshme në një zonë të mbrojtur.Gjatë seancës u bë e ditur se të dy shqiptarët kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, një person i tretë, që dyshohet...