ILIR KULLA I TREGON RRUGEN ELISA SPIROPALIT: TANI DUHET TE LEVIZESH, TREGO SA FORCE KE

ILIR KULLA I TREGON RRUGEN ELISA SPIROPALIT: TANI DUHET TE LEVIZESH, TREGO SA FORCE KE

Analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka komentuar përplasjen mes Elisa Spiropalit dhe kryeministrit Edi Rama, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e ish-kryetares së Kuvendit për ta kthyer kundërshtimin e saj në një betejë të vërtetë politike. Sipas Kullës, deklaratat publike nuk mjaftojnë për të sfiduar Ramën, pasi në politikë pesha e një figure përcaktohet nga veprimet konkrete dhe jo nga mesazhet apo deklaratat në distancë. Ai renditi disa mundësi për Spiropalin, duke përmendur daljen në protestën e 28 nëntorit, kandidimin në zgjedhjet vendore të majit, krijimin e një alternative të re politike apo organizimin e një grupimi deputetësh që do të mund të sfidonte shumicën brenda Partisë Socialiste. “Çështja, ta them edhe një herë, është që në politikë mbetesh nga aktet, pra nga...