Java Kulturore Kosovë-Shqipëri, ekspozitë me fotografi historike të veshjeve tradicionale shqiptare
“Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve” titullohet ekspozita e çelur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri. Në ekspozitën e çelur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë u prezantuan fotografi historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve. Ekspozita solli para publikut larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, duke dokumentuar aspekte të jetës së përditshme, si dhe figura të njohura të historisë, artit dhe kulturës shqiptare. Në fjalën e tij, përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, ndër ta edhe fotografët e familjes Marubi, të cilët kanë dokumentuar një pasuri të çmuar të trashëgimisë sonë...
Burimi:
kultplus.com