Shqipe Neziri Vela mes 100 grave që po lënë gjurmë në industrinë minerare botërore

Shqipe Neziri Vela mes 100 grave që po lënë gjurmë në industrinë minerare botërore

25 November, 2026 - 22:35 Kosova do të përfaqësohet në listën ndërkombëtare WIM100 për vitin 2026 përmes Shqipe Neziri Velës, e cila është përzgjedhur mes 100 grave frymëzuese në industrinë minerare në botë. Ky vlerësim, i publikuar nga organizata britanike Women in Mining UK, ka bërë bashkë gra nga 42 shtete, të cilat kontribuojnë në një sektor që vazhdon të përballet me sfida sa i përket përfaqësimit gjinor. Në reagimin e saj, Neziri Vela e ka lidhur këtë arritje me potencialin minerar të Kosovës, duke rikujtuar historinë e gjatë të vendit në këtë industri dhe mundësitë që pasuritë natyrore mund të krijojnë për zhvillimin e shoqërisë. Por, përtej potencialit ekonomik, ajo ka ngritur një çështje që mbetet pak e dukshme në sektorin minerar të Kosovës:...