Presidentja Shiroka Pula kërkon përgjegjësi të përbashkët për mbrojtjen e grave dhe vajzave

Presidentja Shiroka Pula kërkon përgjegjësi të përbashkët për mbrojtjen e grave dhe vajzave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror në mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna me bazë gjinore. Në një postim të publikuar nga Presidenca, bëhet e ditur se Presidentja mori pjesë në ceremoninë hapëse të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë. Gjatë kësaj ceremonie, Shiroka Pula theksoi se e drejta për jetë, siguri dhe dinjitet është e drejtë themelore e çdo gruaje dhe vajze, duke nënvizuar se askush nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës. Duke iu referuar vrasjes së fundit të Arlinda Zekajt, Presidentja vuri në pah rëndësinë e reagimit në kohë dhe sigurimit të mekanizmave efektivë të mbrojtjes. Në...