“Prerja” e Mark Ravenhill vjen premierë më 1 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës

“Prerja” e Mark Ravenhill vjen premierë më 1 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës

26 November, 2026 - 10:30 Teatri Kombëtar i Kosovës do të sjellë më 1 dhjetor 2026 premierën e shfaqjes “Prerja”, me tekst të dramaturgut britanik Mark Ravenhill dhe regji të Fatos Berishës. Në këtë produksion teatror interpretojnë aktorët Armond Morina, Armend Smajli, Shengyl Ismajli, Blin Mani, Erza Sejdiu dhe Liza Curri. Për realizimin skenik janë angazhuar një ekip profesionistësh, me Bekim Korçën në skenografi, Alma Krasniqin në kostumografi dhe Rona Castriotin si kompozitore. Asistente e regjisë është Xheraldina Krasniqi, përkthimin e ka realizuar Lekë Berisha, ndërsa ispicientja është Nazmije Krasniqi. Me këtë premierë, Teatri Kombëtar i Kosovës pasuron repertorin e tij me një tjetër produksion bashkëkohor, duke sjellë në skenë krijimtarinë e dramaturgut Mark Ravenhill./KultPlus.com