Zbulohet autori i vrasjes në Pogradec/ Viktima u mbyt dhe u godit me thikë nga i dashuri, më pas u dogj shtëpia

Zbulohet autori i vrasjes në Pogradec/ Viktima u mbyt dhe u godit me thikë nga i dashuri, më pas u dogj shtëpia

Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Pogradecit, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë në banesën e saj të përfshirë nga flakët. Burimet bëjnë me dije se viktima është vrarë brutalisht përpara se autori të ndizte një zjarr për të zhdukur provat brenda banesës. Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar, Ilirjan Selmani, i cili mësohet se kishte një lidhje intime me viktimën, dyshohet se fillimisht e ka mbytur dhe e ka goditur me mjet prerës 52-vjeçaren. Më pas, për të zhdukur gjurmët, ka përdorur peshqirë dhe kartpeceta për të pastruar vendin...