Xhama të thyer e godina të shkatërruara, çfarë la pas protesta para Ministrisë së Arsimit
Një ditë pas protestës studentore të 13 tetorit, para godinës së Ministrisë së Arsimit, Klan News sjell pamjet e asaj se çfarë la pas revolta dhe përplasjet fizike me policinë. Gazetari Maksi Rama, para godinës së Ministrisë së Arsimit, tregon xhamat e thyer, oborri është mbushur me gurë e pllaka të shkulura e trotuare të shkatërruar. Përveç Ministrisë së Arsimit studentët hynë brenda dhe godinës së Bashkisë së Tiranës, ku ndezën flakadanë. Ajo që në fill të orës 14:00 u duk një protestë paqësore, ashtu sikurse ishim mësuar të shikonim prej majit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kaloi në një protestë të dhunshme. Studentë dhe qytetarë të cilët iu bashkuan revoltës, hodhën gurë e sende të forta në drejtim të godinës së Ministrisë. Çka solli...
Burimi:
javanews.al