Vrau 30 gra dhe vajza/ Provat e reja të ADN-së rikthejnë në vëmendje një nga rastet e errëta të Ted Bundy-t, 52 vjet pas ngjarjes
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa Ann Smith, e cila u vra në vitin 1974. Rasti kishte mbetur i pazbardhur për më shumë se gjysmë shekulli. Autoritetet njoftuan të martën se provat e reja të ADN-së e lidhin Bundy-n me vdekjen e adoleshentes, trupi i së cilës ishte zbuluar nga një gjahtar në Utah, më shumë se 50 vjet më parë. Prokurori i kontesë Summit, në shtetin e Utah-s, deklaroi se hetuesit janë të bindur se Bundy ishte përgjegjës për vrasjen e 17-vjeçares. Për vite me radhë, çështja ishte klasifikuar si një rast i pazbardhur, i njohur si cold case. ADN-ja zbulon prova të reja pas më shumë se 50 vitesh...
Burimi:
ntv.al