Vrasja e Artan Myrtaj/ Hita mbledhje urgjente në Sarandë: Hetim i shpejtë, të dokumentohen edhe ngjarjet e vitit 2025

Vrasja e Artan Myrtaj/ Hita mbledhje urgjente në Sarandë: Hetim i shpejtë, të dokumentohen edhe ngjarjet e vitit 2025

Skender Hita SARANDË-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi analizë me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e sotme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 44-vjeçar dhe u plagos një 73-vjeçar, kalimtar i rastit. Gjatë analizës, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi hetime të shpejta dhe të thelluara, si dhe një skanim tërësor të situatës operative, nga evidentimi i konflikteve më të mprehta deri te konfliktet më të vogla, identifikimin e personave me precedent, si dhe të kontingjentit kriminal që është në zonë, por edhe atij shëtitës. Ai kërkoi rezultate konkrete për dokumentimin e ngjarjes së rëndë kriminale të ndodhur sot, por edhe për ngjarje të kaluara. Hita: Tashmë që sezoni turistik pothuajse...