Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë së këtij qyteti, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, Jeton Sylaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “mospërfillja e gjykatës”. Sipas njoftimit, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Kurse autori, kunati i viktimës, është ende në arrati. “Masa e paraburgimit llogaritet nga data 25.10.2026, në ora 20:00, deri me 24.11.2026, në ora 20:00”, thuhet në komunikatën e gjykatës Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga kunati i saj pak ditë më parë në Vitomiricë, dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj tashmë të ndjerës, si dhe e kishte kanosur disa herë. Nga verifikimet në bazën e të...
Burimi:
javanews.al