Vodhi para dhe karta bankare në Ksamil, arrestohet në tentativë për t’u larguar 36-vjeçari hungarez

Vodhi para dhe karta bankare në Ksamil, arrestohet në tentativë për t’u larguar 36-vjeçari hungarez

Një shtetas hungarez, i shpallur në kërkim për një rast vjedhjeje të ndodhur më 28 korrik në Ksamil, është ndaluar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, gjatë tentativës për të lënë territorin shqiptar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet kufitare, arrestuan shtetasin hungarez A. S., 36 vjeç, banues në Hungari. Ai dyshohet se ka vjedhur një portofol që përmbante një shumë parash dhe karta bankare të një shtetasi tjetër. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Volksëagen, në pronësi të shtetasit të ndaluar, u gjet dhe u sekuestrua...