Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona
Tre operacione policore janë finalizuar në Tiranë dhe Rinas, në kuadër të hetimeve për një seri vjedhjesh, disa prej të cilave janë kryer me dhunë. Si rezultat i administrimit të kallëzimeve të qytetarëve dhe veprimeve hetimore, policia ka arrestuar tre persona, ndërsa ka sekuestruar 10 mjete të dyshuara të vjedhura. Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në Tiranë dhe Rinas. Sipas policisë, në disa raste, grabitjet janë bërë me dhunë. Me cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura. Njoftimi i policise Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Navigator”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit F. K., 51 vjeç dhe D....
Burimi:
gijotina.com