Vjeshta në parakalim

Vjeshta në parakalim

Poezi nga Migjeni Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona,Afshon erë e mekun, lëngon i zymtë dielli,Lëngon shpirt’ i smum ndër krahnore tona,Dridhet jet’ e vyshkun ndër gemba të një plepi. Ngjyrët e verdha lozin në vallen e fundme,Dëshirë e marrë e gjethve që një nga një vdesin!Gëzimet, andjet tona, dëshirat e fundme,Nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin. Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit,Tundet dhe përgjaket në pasion të viganit:“Jetë! Jetë unë due!” – e frymë merr prej fellit,Si stuhi shkyn ajrin… por në fund ia nis vajit. Dhe m’at vaj bashkohet horizont’ i mbytun në mjegull përpise.Pemët degët e lagun, me vaj i mshtjellin në lutje, por kot!E dinë, të fikun, se nesër do vdesin…Vall, a ka shpëtim ndokund?!...