Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, largohen me karotrrec makinat e parkuara
Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Vlorë ka vijuar edhe në orët e mbrëmjes së sotme. Struktura të policisë së Vlorës, forcat e policisë rrugore, si dhe drejtues të Bashkisë së Vlorës, ndodhen sërish në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme. Këtë mbrëmje, vëmendja është përqendruar te mjetet e parkuara në zona që janë hapësira publike, të cilat po largohen me karrotrec. Të gjitha automjetet e bllokuara transportohen në pika të caktuara bllokimi, ku më pas ndaj pronarëve të tyre vendosen edhe masa administrative. Sipas autoriteteve, aksioni do të vijojë deri...