Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijojnë temperaturat e nxehta në vendin tonë, parashikimi për këtë të diel
Edhe kjo e diel do të jetë nën zotërimin e temperaturave të nxehta. Pavarësisht kalimit të vranësirave, moti do të mbetet kryesisht i kthjellët. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 14 gradë Celsius, ndërsa vlerat maksimale gjatë ditës do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. Top Channel