Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vihet në pranga drejtuesi teknik i firmës/ Dëmtohet punëtori gjatë punës në kantier, Durrës
👁11297
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 61 vjeç, banues në Kavajë, drejtues teknik i një firme ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi shtetasi B. Sh., 41 vjeç, banues në Durrës, është dëmtuar duke punuar në një pallat që po ndërtohet nga kjo firmë, në Golem. I dëmtuari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.