VIDEO/ Surpriza nga ajri për Ramën në Berat: Alketi është dëshmues i ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në vend

VIDEO/ Surpriza nga ajri për Ramën në Berat: Alketi është dëshmues i ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në vend

Kreu i PS-së Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim përmbyllës në Berat, ku kërkoi mbështetjen e qytetarëve. Teksa fliste, Ramës i erdhi një surprizë nga ajri, njësoj si banorëve të Big Brother kur dronët vinin në oborr për t’u treguar mbështetje. Rama u ndal dhe buzëqeshi duke thënë se ai është Alket Islami. “Po, po! Ky është Alket Islami, ky është prova e sigurt e ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur se ka që në vitin 1991 që e sheh Shqipërinë nga lart dhe duke e parë Shqipërinë nga lart është bërë një mbështetës i paepur i PS”,-tha Rama.
Burimi: Kohajone.com