VIDEO/ Spanja sekuestron një tjetër sasi rekord kokaine, kapen 1,2 tonë të fshehura në arra kokosi në Sevilja
Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar nga policia spanjolle në provincën e Seviljes, e fshehur në një ngarkesë me arra kokosi. Bëhet fjalë për 1 ton e 238 kilogramë kokainë, e kamufluar në pjesën e pasme të një rimorkioje dhe poshtë paletave me arra kokosi. Në pranga kanë rënë dy persona, të dyshuar për trafik droge. Operacioni nisi në dhjetor, kur hetuesit vunë nën vëzhgim një kompani në Dos Hermanas, që dyshohej se përdorej për futjen e lëndëve narkotike në Spanjë. Pas hetimeve, policia identifikoi një kontejner të dyshimtë dhe ndoqi nga afër lëvizjet e tij. Autoritetet ndërhynë në momentin kur shoferi po përgatitej të dorëzonte ngarkesën në një magazinë. Kontrollet në dy prona në provincën e Seviljes çuan edhe në sekuestrimin e parave...
Burimi:
javanews.al