VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane
Kryeministri i vendit, Edi Rama në deklaratë për mediat me ministren për Administratën Publike Adea Pirdeni prezantuan sot më 2 nëntor një plan të ri transformimi dhe vlerësimi mbi shkallën e meritës së administratës në raport me shërbimin ndaj qytetarëve. Rama në fjalën e tij deklaroi se nuk ka pasur fillimisht besim tek administrata e Shqipërisë, por se ka gjetur brenda saj njerëz me aftësi të jashtëzakonshme. Sipas tij, këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë Brukseli. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria do të ketë një administratë të denjë për një vend anëtar të BE-së. “Kam pasur rezerva për administratën e Shqiëprisë, nëse do të përballonte dot negociatat me BE-në. Dyshimet e mia ishin nëse administrata jonë e kishte përgatitjen e duhur për të ndjekur negociatat....
Burimi:
javanews.al