VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi, ka publikuar mbrëmjen e djeshme në Facebook një video të një zonje, e cila duket teksa reciton disa vargje për diktatorin. Përmes këtij postimi, Koreshi denoncon faktin se, sipas tij, propagandë komuniste po bëhet në ambientet e Bashkisë së Lushnjes. Në pamje të parë, vargjet e publikuara nga deputeti i PD-së tingëllojnë si ato tipike të periudhës së komunizmit. Por në emailin e VNA ka mbërritur videoja e plotë e zonjës, e cila identifikohet me emrin Flora Ngucaj. Dhe aty tabloja ndryshon tërësisht. Në fjalimin e saj të gjatë, Flora Ngucaj tregon vuajtjet e familjes së saj gjatë regjimit komunist. Ajo e identifikon Enver Hoxhën me emrin “diktator”, ndërsa vargjet që lexon, dhe që deputeti i PD-së ka shkëputur...