VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

Edison Lika dhe Dritan Goxhaj janë liruar nga komisariati, pasi u shoqëruan nga policia gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Shoqërimi i tyre shkaktoi tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa një grup protestuesish rrethoi furgonin e policisë në përpjekje për t’i nxjerrë ata. Pas lirimit, dy protestuesit kanë lënë ambientet e komisariatit. Ndërkohë një grup i protestueseve raportohet se aktualisht janë në takim me drejtorin e Tiranës. Pas shoqërimit të Likës he Goxhajt, ata marshuan drejt Drejtorisë së Policisë dhe më pas te komisariati numër 2 në Tiranë.