VIDEO/ Ish-kreu i SHISH mbërrin në GJKKO, mesazhi i koduar i Vlora Hysenit në reagimin e parë: Në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit “Rogner”
Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, e shoqëruar nga forca të shumta policie sipas procedurës, ka mbërritur në zyrat e Gjykatës së Posaçme për njohjen me masën dhe akuzat. Hyseni, e cila aktualisht është nën masën arrest shtëpie, sot pritet të njihet me masën e sigurisë. Gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht, duke thënë: “Në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”. SPAK e akuzon Hysenin për ndarje të sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit, përveç shpërdorimit të detyrës. Hetuesit pretendojnë se kanë qindra telefonata e mesazhe të shkëmbyera mes tyre, ku Hyseni i ka dhënë ndihmë të kërkuarit të drejtësisë, Ergys Agasi. Masa ndaj saj është arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra.
Burimi:
javanews.al