VIDEO/ I maskuar dhe me hapa të ngadaltë, momenti kur autori shkon drejt banesës së Renato Hoxhajt për ta ekzekutuar

VIDEO/ I maskuar dhe me hapa të ngadaltë, momenti kur autori shkon drejt banesës së Renato Hoxhajt për ta ekzekutuar

Top Channel ka siguruar video nga kamerat e sigurisë, ku duket autori i dyshuar i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, teksa lëviz i maskuar në lagjen Hajro Çakërri, pranë vendit ku ndodhi vrasja. Ky është momenti kur autori shkon drejt banesës së Hoxhajt. Policia e Vlorës prej ditës që ndodhi vrasja ka shoqëruar disa persona dhe një nga autorët është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sipas policisë që ende nuk ka një informacion zyrtar , operacioni për arrestimin e personave është përqëndruar edhe në rrethe të tjera të vendit ku dyshohet se mund të jenë autorët e vrasjes së 58-vjeçarit....
Burimi: Top-Channel.tv